Gruaja e denoncoi burrin për dhunë, por më pas zbulohet e vërteta e pështirë
Pëlqej
Një 56-vjecar nga Pogradeci është arrestuar nga policia pas akuzave të gruas së tij për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.12.2017, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij shtetasja T.M, 34 vjeçe, e cila ka deklaruar se ky shtetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj.

Gjithashtu sipas pretendimeve të kësaj të fundit, shtetasi i lartpërmendur ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal. /albeu.ocom/
Shtuar më 12/12/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori