Greta hakmerret ndaj Trump, poston të njëjtin mesazh që i dedikoi një vit më parë: Qetësohu Donald
Aktivistja e klimës, 17 vjeçarja
Greta Thunberg siç duket nuk e ka harruar një thumbim që i kishte bërë presidenti amerikan,
Donald Trump, rreth 11 muaj më parë.
Madje në “hakmarrjen” ndaj
Trump të enjten,
Thunberg ka përdorur pikërisht frazën e presidentit amerikan.
Kujtojmë se në vitin 2019, presidenti i SHBA ishte tallur me
Greta Thunberg kur ajo u emërua personi i Revistës Time.
Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për të emëruar aktivisten adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake.
Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik!
Qetësohu Greta,
qetësohu!”.
Shtuar më 06/11/2020,
ora 10:14