Masat e marrë për Covid-19 kanë bërë që Greqia të marrë masa edhe për fluturimet.
Deri më 15 maj asnjë fluturim nuk do të bëhet drejt Greqisë apo
anasjelltës nga
Turqia, Britania dhe 3 vende të BE.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë konfirmoi sot se deri më 15 maj asnjë udhëtim me aeroplan nuk kryhet drejt Greqisë apo
anasjelltës me vende si Italia, Spanja, Anglia, Holanda dhe
Turqia.
Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi dihet që vendet e sipërpërmendura janë nga më të prekurat prej virusit në Europë.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 17:41