Greqia nën tensionet e luftës: Presim sulm nga ushtria turke
Tensionet e muajve të fundit në kufi kanë bërë që Ministria e Mbrotjes së Greqisë të përgatitet për tre skenare të mundshëm të një sulmi të beftë ushtarak nga Turqia.

Mediat greke raportojnë se Ministria e Mbrotjes ka marrë në konsideratë një përkeqësim të menjëhershëm të raporteve mes dy vendeve dhe një sulmi ushtarak nga ana e Turqisë në tre zona, përcjell albeu.com.

Zona e parë, e konsideruar si vendi ku sulmi është më i mundshëm është ajo e lumit Evros, pjesa ku Greqia dhe Turqia kufizohen me tokë.

Zona e dytë, ku grekët presin një sulm nga ana e Turqisë është ne detin Egje, pikërisht më territorin mes ishujve të Kretës dhe Rodosit.

Zona e tretë është ajo e Mesdheut jug-lindor, në të cilën Turqia, Greqia, Qiproja, Egjipti dhe sëfundmi Libia janë duke u përplasur për pasuritë nëntokësore të gazit.

"Protothema" raporton se të trija opsionet kanë qenë pjesë e diskutimit të mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. /albeu.com
Shtuar më 06/06/2020, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori