Nesër Kuvendi i PD-së, Pallati i Kongreseve “vishet” blu (FOTO LAJM)

Ditën e nesërme do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha në orën 11:00.

Slogani i këtij aktiviteti politike është “Ne zgjedhim të ardhmen”.

Tashmë thuajse gjithçka është gati, ndërsa nga fotot shihet se Pallati i Kongreseve është “veshur” blu me ngjyrat e posterave.

Kujtojmë se Kuvendi i Bashës është thirrur një javë pas Kuvendit të Berishës, që u zhvillua më 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania”

Ndërsa nesër Basha mban Kuvendin, Berisha ka organizuar referendumin për shkarkimin e tij në degët e PD-së në rrethe./albeu.com