Sulm kibernetik? Bie sistemi TIMS në pikat kufitare të juglindjes

Sistemi TIMS ka rënë në pikat kufitare të juglindjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulm kibernetik, por dogana e Kapshticës, Kakavijës dhe doganat e tjera po punojnë në mënyrë manuale.

Kujtojmë se një muaj më parë, pati një rënie të sistemit TIMS në dogana dhe shkak ishin sulmet kibernetike. Pritet një njoftim zyrtar për të përcaktuar se çfarë problemi ka./albeu.com


Shtuar 18.10.2022 22:27