10 dollarë dhe 3 vakte falas, Katari blen tifozë nga Pakistani

Akuzat ndaj Katarit nuk kanë të mbaruar, ku më parë shkeljet e të drejtave të njëriut, kushtet e punës, liria e fjalës dhe shumë gjëra të tjera të listuara, ka bërë që shumë të reagojnë kundër tyre.

Një tjetër rast tani po qarkullon, ku thuhet se Katari po paguan persona për të qenë tifozë që të mbushin stadiumet apo vendet përkatëse për fansat e futbollit. Bëhet fjalë për rekrutim nga Pakistani, ku Katari i paguan 10 dollarë dhe tre vakte falas për ndeshje.

Jo vetëm në stadium, po kudo nëpër rrugët e vendit pritës, vetëm e vetëm që në sytë e botës të duket sikur Katari ka shumë fansa./h.ll/albeu.com