Lobimi rus, gjykata pushon çështjen ndaj Bashës

Gjykata ka pushuar cështjen ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD.

“Gjykata e pushoi cështjen pasi nuk kishte prova dhe asgjë veprim nuk ishte penal…”- tha Ristani pas vendimit të Gjykatës.

Pyetjes së gazetares se nga burojnë paratë e paguara për lobin, Ristani u përgjigj se këto para ishin nga fondi i PD dhe ishin të deklaruara në KQZ.

Në këtë seancë, mori pjesë vetëm Ristani nga tre të akuzuarit, Lulzim Basha dhe Dervishi.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se tre të akuzuarit, Basha, Ristani e Dervishi janë marrë të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve.

Kryedemokrati është marrë i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.


Shtuar 13.01.2020 15:45