“Avullojnë” biletat për ndeshjen Shqipëri Poloni, FSHF arkëton shumën rekord

20 mijë vende, të gjitha të zëna për sfidën e 10 shtatorit Shqipëri-Poloni në “Arenën Kombëtare”, duel që me shumë mundësi mund të vendosë fatin e skuadrës kuqezi në këto eleminatore të Euro 2024.

Tre ditë pas transfertës së Pragës, Shqipëria do të sfidojë ekipin polak dhe prej më shumë se një muaji biletat dolën në shitje me çmime të “kripura” por as ky fakt nuk i ndali shqiptarët që të mësynin në sportele dhe në faqen zyrtare të shitjes së biletave për të prenotuar vendet e tyre në stadium.

Fakti që momentalisht renditemi në vendin e dytë të grupit eleminator ka rritur interesimin dhe mendohet që FSHF ka arkëtuar shumën rekord prej 90 milionë lekë ose afërsisht 800 milionë euro.

Bileta më e lirë ishte 2000 lekë, për të vazhduar me 2500, 4000 apo 6000 lekë te tribuna karshi dhe 10.000 lekë në tribunën kryesore.


Shtuar 17.08.2023 08:51