Greqia e Luksemburgu shpresojnë në gjetjen e konsensusit për marrjen e statusit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos
Venizelos ka shprehur serish mbështetjen për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin
Europian për Shqipërinë.
“Shpresojmë të gjejmë konsensusin për Shqipërinë, pasi ky është edhe qëllimi i Presidencës greke.” është shprehur
Venizelos përpara fillimit të mbledhjes së
ministrave të Jashtëm të Bashkimit
Europian.
Ndërkohë
ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn shprehet se ështe i mundur statusi i vendit kandidat për Shqipërinë.
Çështja e statusit të Shqipërisë do të diskutohet si pikë e dytë e rëndit të ditës nga Këshilli i
Ministrave të BE. Votimi duhet të jetë unanim për një ‘po’ pasi vetëm një votë kundër, do ta penalizonte Shqipërinë. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014,
ora 09:38