Greqia dhe Turqia përplasen për "Ivanin e tmerrshëm" (FOTO LAJM)

Autoritetet turke kanë dërguar në kohë rekord në Beograd të arrestuarin VIP të disa ditëve më parë në Antalja, Jovica Vukotic.

Ai cilësohet si një ndër tre trafikantët më të mëdhenj të drogës në Europës dhe u kërkua nga Greqia pas kapjes në Antalja në një operacion të përbashkët.

Por, pavarësisht insistimit të grekëve që ai të ekstradohej në Greqi, turqit i janë përgjigjur pozivisht Serbisë.

Vendimi ka shkaktuar reagime në Greqi pasi ishin këta të fundit që po e kërkonin "Ivanin e tmerrshëm" për trafik ndërkombëtar kokaine dhe ishin sërish ata që informuan policinë turke për vendndodhjen.

Tashmë ai do të gjykohet atje për trafik ndërkombëtar droge edhe pse Greqia ishte vendi, në të cilin futi qindra kilogram kokainë.
/albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori