Greqia bën tamponin para kontrollit të pasaportës: Kthehet në Shqipëri kushdo që del pozitiv
Greqia ka propozuar shtim të masave anti-covid dukë bërë që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare me Shqipërinë dhe vendet e tjera kufitare të kryhet para kontrollitpasaportave.

Gjatë një vizite në Janinë, zv ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalia tregoi se kjo masë ndërrmerret për të mbrojtur stafet e policëve kufitarë.

Pritet që shumë shpejt, shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollitpasaportave të kryejne testin e Covid-19. Kjo do të ndihmojë që efektivët e policisë mos të bien në kontakt me të infektuarit.

Në rast se personi del pozitiv rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt ne efektivët e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.
Shtuar më 27/12/2020, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori