Greqi: Votëbesohet qeveria e Papandreut
Qeveria e Papandreut ka kaluar provën e djeshme për të vazhduar mandatin e saj. Kjo erdhi pas marrjes së 153 votave pro në votimin që u bë në parlament, ndërkohë që 145 deputetë votuan “kundër”.

Votëbesimit që u krye pas mesnatës ku ishin të pranishëm 298 deputetë.


Gjatë fjalës së tij mbajtur para parlamenit grek, kryeministri Papandreu përjashtoi zgjedhjet e parakohshme ndërkohë u shpreh se ishte i gatshëm të hapte rrugën e bisedimit me parti të tjera.

“Vota e besimit është një mandat për krijimin e një qeverie të përkohshme, e cila do të sigurojë marrëveshjen e kredisë”, deklaroi Papandreu në fjalën e tij.

Kryeminitsri grek u shpreh se do të shkonte tek presidenti i Republikës, dhe do të diskutonte mbi procedurat për konsultimet mbi një qeveri të re me mbështetje të gjerë.

Papandreu është shprehur para deputetëve të këtij parlamenti se marrëveshja e arritur me BE e bënte më të lehtë udhën e Greqisë për vitet e ardhshme dhe hapte rrugën për zhvilime pozitive në këtë vend./albeu.com/.
Shtuar më 05/11/2011, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori