U varros nga i biri, momenti kur policia nxjerr të gjallë nga varri të moshuarën (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë ku policia ka zhvarrosur një grua të moshuar të varrorur të gjallë nga i biri.

Ngjarja raportohet nga Daily Mail, të ketë ndodhur në rajonin Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore.

Autoritetet u njohën me rastin, përmes një telefonate të bërë nga gruaja e djalit e të moshuarës.

Edhe pse kishte tre ditë nën tokë, pa ujë dhe ushqim, e moshuara fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 7.05.2020 21:40