Greqi: Papandreu takon Papulias
Jorgos Papandreu
Kryeministri Papandreu do takojë sot rreth orës 12:00, Presidentin e Republikës Papulias që të njohë atë me synimin për fillimin e konsultimeve me gjitha palët, me qëllim formimin e një qeverie me mbështetje të gjerë.

Në fjalën e tij pas votbesimit që mori në parlament, kryeministri i vendit është shprehur se do të krijohej një qeveri ku do të kishte vend për bashkpunim edhe forca të tjera politike.

Ndërsa zyrtarë të partisë “Demokracia e re” thanë se nuk janë përmbushur kushtet e Samaras. Nuk duket e lehtë rruga drejt krijimit të qeverisë unitetit. /albeu.com/


Shtuar më 05/11/2011, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori