Një sasi prej 1 ton hashash e ndodhur në një gomone e nisura nga Shqipëria është kapur nga policia greke gjatë ditës së djeshme. Mësohet se
drejtuesi i
gomones në tentativë për ti shpëtuar policisë i është drejtuar brendësisë së kufirit
grek dhe nëpërmjet Korfuzit, Gumenicës, Mesologjit iu drejtua një plazhi në afërsi të Patrës, 200 km në veri-perëndim të Athinës.
Pas gjurmimit të policisë është bërë i mundur bllokimi i
gomones 11 metra e gjatë me dy motorë 350 kuaj fuqi secili, ndërsa brenda saj është gjetur edhe një automatik tip Kallashnikov me 70 fishekë. Ndërkohë që
drejtuesi i
gomones është hedhur në det. Nga ky operacion janë arrestuar katër persona tre shqiptarë dhe një
grek. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2012,
ora 09:21