Me fraktura në trup, efektivja Anisa Kostani ka nevojë për gjak pas aksidentit në kryeqytet

Efektivja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, ka nevojë për gjak.

Ajo u aksidentua ditën e sotme në kryeqytet dhe ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumes.

Mësohet se efektivja ka pësuar fraktura të mëdha në trup për shkak të aksidentit dhe mjekët kanë bërë me dije se e reja ka nevojë për gjak, por nuk dihet ende  detaje lidhur me grupin e gjakut që i nevojitet.

Kostani u përfshi në një aksident mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kur ishte pasagjere në një mjet tip “Benz”, që drejtohej nga Ravier Durra. Ky i fundit e drejtonte mjetin pa patentë dhe është përplasur me një tjetër automjet tip “BMW” që drejtohej nga Kristofor Duka. Nga goditja, mjeti është përplasur dhe me trafikndarësen.

Durra është ndaluar nga policia, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjeti ku ishte efektivja Kostani..


Shtuar 25.01.2023 17:06