Masakër në Greqi, futet në banesë dhe vret me thikë vllain, kunatën dhe nipin 12-vjeçar
UPDATE - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën Oreokastro të Selanikut në Greqi.

Nga hetimet e para mësohet se një person 55 vjeçar është futur në banesën e vllait dhe ka ekzekutuar me thikë 3 pjesëtarët e saj.

Viktimat janë vllai i tij 54-vjeçar, kunata 42-vjeçare si dhe djali i tyre 12-vjeçar.

Autori i veprës së rëndë është një 55-vjeçar, i cili pas vkrimit ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga kati i katërt.

Shkak i masakrës mendohet se ka qenë një mosmarrëveshje financiare. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 17:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori