Garanci sigurie nga NATO për Ukrainën? Gjermania: Kjo çështje nuk është diskutuar

Nuk ka pasur asnjë zhvillim prej muajsh në diskutimin e garancive të mundshme të sigurisë së NATO-s për Ukrainën, ka bërë me dije sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Në takimin e fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron me udhëheqësin ukrainas Zelensky, kjo çështje nuk luajti fare rol”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Deklarata vjen pas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal që thoshte se disa nga anëtarët më të mëdhenj evropianë të NATO-s po bëjnë një pakt mbrojtës me Ukrainën. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 13:11