Grekët ndërtojnë flamurin 6 dynym kundër turqve (FOTO LAJM)

Prej muajsh raportet mes Turqisë dhe Greqisë janë të tensionuara. Grekët raportojnë vazhdimisht futje të avionëve turq në hapësirën territoriale të tyre, për të cilën vazhdon debati për gati një shekull me turqit.

Zonat më të prekura janë ato kufitare, siç është për shembull ishulli grek që sheh përballë Turqisë, Oinousses.

Grekët lokalë kanë gjetur një mënyrë për t'iu përgjigjur sipas tyre provokimeve turke duke ndërtuar një flamur gjigant në majën e malit të ishullit, raporton Albeu.com.

Bëhet fjalë për një flamur me sipërfaqe 6 dynim, i cili u ndërtua për disa muaj me punë vullnetare, siç raportojnë mediat greke.

"U deshën disa muaj që të hiqeshin gurët, të shtroheshin gurë të rinj dhe të lyheshin me ngjyrë të bardhë dhe blu", raporton Protothema. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2019, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori