Grekët i gjuajnë me armë helikopterit turk, rriten tensionet në Egje
Pëlqej
Një ngjarje tjetër që pritet të rrisë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë ka ndodhur sëfundmi në ishujt përreth Rodosit, ku ushtria greke ka qëlluar në shenjë paralajmëruese ndaj një helikopteri ushtarak turk.

Mediat greke raportojnë se helikopteri kishte fikur dritat dhe po fluturonte në një lartësi prej 100 metrash duke iu afruar ishullit në fjalë.

Pas kësaj, garnizoni i ushtrisë greke në zonë ka qëlluar në ajer në shenjë paralajmëruese ndaj tij duke bërë që helikopteri të kthehet mbrapsht.

Tensionet janë të larta mes Turqisë dhe Greqisë kohët e fundit, ndërkohë që dy ushtarë grek ndodhen ende të burgosur në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori