Grekët djegin sërish flamurin shqiptar, nxënëses shqiptare i bie të fikët (VIDEO)
Vrasja e Katsifas që qëlloi kundër policisë
shqiptare ka shkaktuar jo pak trazira në marrëdhënien mes dy vendeve.
Kështu tashmë për të dytën herë, flamuri
shqiptar është
djegur nga
grekët.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës, tek Instituti Teknologjik TEI.
Punonjësit e këtij instituti aktualisht janë në grevë, por në ambientet e tyre kanë hyrë gjimnazistë, të cilët kanë
djegur edhe flamurin
shqiptar.
Mediat greke shkruajnë se një nxënëse
shqiptare, e shokuar nga pamjet ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital.
Shtuar më 01/11/2018,
ora 23:45