Jeni kurioz si do të duket? Arbana Osmani ndan foto nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 2” (FOTO LAJM)

Ndonëse ende nuk kemi një datë për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip2”, punimet kanë filluar dhe këtë e ka bërë me dije vetë moderatorja Arbana Osmani.

Arbana ka ndarë një foto me ndjekësit në “Instagram”, ku shihet ambienti ku po zhvillohen punimet.

Edhe pse Arbana nuk ka rrëfyer se këto janë ambientet e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të gjithë ndjekësit kanë menduar se fotoja e shkrepur është pikërisht brenda shtëpisë së “BB2”.