Gratë naftëtare të vendosura: Rama të reagojë, nuk dalim nga greva!
Në ditën e 12 të grevës së urisë, gratë naftëtare të Ballshit, janë po aq të vendosura sa ditën e parë se do të vazhdojnë deri në fund.

Një prej tyre thotë se kërkon më shumë sensibilizim nga qytetarët. Ajo i bëri thirrje kryeministrit që të reagojë.

“Presim që kryeministri të reagojë. Pastaj futem për negociatat për uzinën. Duam më shumë sensibilizim, dhe mbështetje. Populli është uragan. Lekët e prapambetura i kanë edhe ata që kanë dalë në pension, edhe ata duhet të vinë të na mbështesin. Shoqet edhe pse janë në gjendje kritike janë të vendosura. Ta dijë mirë kryeministri, nuk dalin”, tha një prej grave naftëtare.

“Nga kjo kauzë dua të dal me fitore. Kemi kërkuar që kryeministri të negociojë dhe ti japë një zgjidhje”, tha një tjetër greviste.

Ato thonë se nuk kanë besim te propozimi i kryeministrit, i cili më herët i ka kërkuar të heqin dorë nga greva dhe të flasin.

Shtuar më 26/10/2020, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori