62 vjeçar vendos rekord të ri, qëndron në ‘plank’ për 8 orë

Kjo arritje do të ishte e jashtëzakonshme për çdo moshë. Por Xhorxh Hud që vendosi rekordin botëror për kohën më të madhe në pozicionin plank është 62 vjeç dhe thotë se është në formën më të mirë të jetës së tij.

Në 15 shkurt Hud ndejti në pozicionin plank për 8 orë, 15 minuta dhe 15 sekonda. Kjo i dha atij një vend në librin e rekordeve Gines.

Rekordi për femrat për të njëjtën sfidë është 4 orë, 19 minuta dhe 55 sekonda dhe mbahet nga kanadezja Dana Glouaka.

Hud është një ish marins dhe agjent special. Ai e ka pasur dhe më parë titullin por humbi në 2016, kur u zëvendësua nga kinezi Mao Weidong, që e mabjti këtë për 8 orë, 1 minutë dhe 1 sekondë.

Xhorxh thotë se ai ishte i vendosur të rifitonte titullin e tij dhe u stërvit për këtë çdo ditë për 7 orë , 18 muaj para sfidës.


Shtuar 24.02.2020 11:30