Alibeaj u tërhoq nga ankimimi për statutin e PD, Berisha: Pranoi Kuvendin e 11 Dhjetorit, por zbaton urdhrat e Ramës

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar vendimin e grupit të Alibeajt për t’u tërhequr nga bashkimi i 2 statuteve që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Zhukrit për kontrollin e PD.

Berisha tha se, defacto Alibeaj pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit por zbaton urdhrat e Ramës.

“Komenti im, AliBasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që AliBasha deklaronte se unë zvarrit në një kohë kur ishte avokat i tyre që në 4 seanca dhe gjykata përdorte si pretekst mungesën e avokatit të tyre në 4 seanca, është të tallesh me veten. Vendimi i gjykatës së Tiranës është i prerë i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave pranë gjykatës. Edi Rama ka marrë peng vendimin e gjykatës de nuk lejon regjistrimin. AliBasha apo quaje si të duash në asnjë vend të botës, askush veç në drejtësinë e Ramës s’mund të bëhet palë në një proces ku nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës dhe është absolutisht i pavlerë. AliBasha ka të drejtë të shkojë në gjykatën e fatit dhe për cdo objekt, dokument, provë, të hapë një proces të ri por jo të bëhet palë në një proces ku nuk ishte. AliBasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit por zbaton urdhrat e Ramës”, tha Berisha.


Shtuar 17.01.2023 12:24