Grabitja në Peqin, mësohet shuma e parave që morën maskat
Pëlqej
Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në peqin.

Tre persona të armatosur kanë grabitur banesën e një kambisti.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja në lidhje me grabitjen në Peqin. Sipas informacioneve mësohet se tre grabitësit që ishin të armatosur kanë marrë 3 mijë euro dhe 3 milion lekë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.03.2018 rreth orës 01:53 në lagjen “Teqe” Peqin, persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe njeri dyshohet te kete pasur arme janë futur në banesën e shtetasit B.T., 67 vjeç dhe nën kërcënim i kanë marrë një sasi parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 21:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori