Grabitja në Allias, çifti u plagos në sy të vajzës
Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias.

Çifti ndodheshin brenda banesës së tyre, kur disa persona kanë hyrë për të grabitur para në shtëpinë e tyre.

Çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve, kanë pikasur grabitësit me të cilët janë përleshur, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar drejt çitit me armë zjarri. Gjithë ngjarja është parë nga një prej fëmijëve të çiftit të bashkëshortëve, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Ndërkohë autorët kanë mundur të largohen bashkë me një shumë parash që kanë arritur të marrin në vilë.

Ngjarja ka ndodhur në vilën e tyre, në rrugën “Njazi Meka“.

ABC News ka mësuar se gjendja e të plagosurve është e rëndë, pasi burri, i cili mësohet se është rreth 60 vjeç, ka marrë një plagë të rëndë në zonën e barkut ndërsa bashkëshortja ka marrë një plagë në këmbë.

Policia e Shtetit dhe ekipe të repartit “Shqiponja“ kanë ngritur pika të shumta kontrolli, për të kapur autorët.
Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e grabitësve.

Tashmë ngjarja sipas grupit hetimor, është klasifikuar si grabitje, ndërkohë policia ka njoftuar se janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për këtë ngjarje të rëndë.
Shtuar më 19/01/2020, ora 23:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori