Grabitja e argjendarisë / Ja skema e grabitjes sipas djalit të pronarit
Kristi Shkarpa, djali i pronarit të argjendarisë së grabitur, ka rrëfyer skemën e grabitjes spektakolare të dyqanit të tij.

Sipas tij, autorët kanë hyrë në dyqan nga pjesa e pasme e objektit në ndërtim, kanë hapur disa vrima dhe më pas shkulën sistemin e alarmit, kamerat dhe më pas njëri pas tjetrit hynë në argjendari ku vodhën 500 mijë euro mall.

Pronari i argjendarisë, Pavlo Shkarpa e lidh vjedhjen e dyqanit të tij me objektin ngjitur me të, i cili është në rikonstruksion dhe pa leje ndërtimi, dhe se plani për vjedhjen ka qenë i mirëorganizuar.

Pronari i argjendarisë, Pavlo Sharka hedh dyshime se vjedhja mund të jetë ndikuar nga objekti që është ngjitur me argjendarinë, i cili është në rikonstruksion e sipër, ndërsa Kristi Sharka, djali i pronarit të argjendarisë, ka rrëfyer për "Report Tv" skemën e itinerarit të ndjekur nga grabitësit mëngjesin e së shtunës.

Argjendari "Esenca", u bastis mëngjesin e të shtunës nga persona të paidentifikuar, të cilët hynë në argjendari dhe pasi çaktivizuan sistemin e kamerave dhe të alarmit dhe vodhën një sasi bizhuterish me vlerë 500 mijë euro. /albeu.com/


Shtuar më 09/10/2016, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori