Grabiti gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare, arrestohet pas një viti shqiptari
Bektash Muka kishte një vit që ishte në kërkim pasi grabiti gjysmë milioni euro bizhuteri në Maltë, duke u kthyer në një nga më të kërkuarit.

I riu shqiptar u kap teksa tentonte të arratisej pranë aeroportit.

Sipas policise, ai u përpoq të hidhej mbi një gardh për të hyrë në aeroport, por ishte i pasuksesshëm dhe me vete kishte edhe një armë.

Rezultoi se makina ishte e vjedhur, nderkohe qe brenda u gjet edhe nje sasi droge. Më vonë, shqiptari u identifikua si 27-vjeçar Begtash (Bektash) Muka i kërkuar nga Policia për një vit per grabitjen e bizhuve në Sliema në tetor të vitit të kaluar.

Vlera e bizhuterive ishte gjysme milione euro. Pas ngjarjes ne pranga u vu Daniel Muka qe policia tha se ishte vëllai i Bektashit. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2018, ora 08:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori