Grabitet "Tirana bank" tek Tirana e Re
Filiali i një banke në zonën e Tiraës së Re ra pre e grabitësve pak minuta më parë. Policia informoi se persona të armatosur kanë grabitur filialin e “Tirana Bank” që ndodhet në zonën e Tiranës së Re.

Krimi ka ndodhur pranë kryqëzimit të Selitës në rrugën "Irfan Tomini". Policia tha se dy persona të armatosur dhe pa maska, kanë hyrë në filialin e bankës. Ata kanë kërcënuar me armë punonjësit të cilëve u kanë marrë një shumë të konsiderueshme monetare. Grabitësit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur pak çaste me vonë aty.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ndërkohë që autorët e ngjarjes janë ende të pa identifikuar.
Shtuar më 26/01/2011, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori