Ngacmoi seksualisht të miturën në ashensorin e pallatit, arrestohet i riu në Tiranë

Është identifikuar dhe arrestuar personi që ngacmoi seksualisht një 15 vjeçare në ashensorin e pallatit ku ajo jetonte.

Autori është 25-vjeçari me iniciale XH.B. Sipas policiise reulton se ai ka ngacmuar edhe një shtetase të huaj në Tiranë.
Gjithashtu gjatë arrestimit policia i gjeti edhe lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “HARASSMENT”.

Ngacmoi seksualisht dy shtetase, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që iu gjet 25-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase e mitur 15 vjeçe, se një shtetas i paidentifikuar e kishte ngacmuar atë seksualisht, në ashensorin e pallatit ku ajo banon, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “HARASSMENT”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari ka ngacmuar seksualisht 15-vjeçaren, në ashensorin e pallatit, si dhe një shtetase të huaj, në parkingun e një qendre tregtare.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prolurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/