E FUNDIT/ Grabitet pika e këmbimit valutor në Fier
Duket se vala e grabitjeve ka filluar njëra pas tjetrës si një ortek në Shqipëri.

Kështu një grabitje me dhunë është shënuar sot në Levan, të Fierit.

Sipas informacioneve është grabitur një pikë e këmbimit valutor, dhe raportohet se është marrë një shumë e konsiderueshme parash, raporton Neës 24.

Dy persona kanë grabitur një sasi lekësh duke kërcënuar pronarin e pikes se këmbimit valutor dhe janë larguar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi policisë

Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash.

Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.
Shtuar më 23/01/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori