Grabitet banka në Elbasan, sa para mori "skifteri" me thikë
foto ilustruese
Në lagjen “Kongresi” të qytetit të Elbasanit, një person i paindetifikuar ka hyrë në ambientet e një “Agjencie për dhënie kredie të vogla” dhe nën kërcënimin e një thike ka marrë rreth 50 000 lekë dhe është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po grumbullon çdo provë të vlefshme që do çonte në identifikimin e autorit.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesitsotëm është grabitur edhe një bankomat në qytetin e Shijakut.

Ngjarjet nuk dihet nëse kanë lidhje me njëra tjetrën por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve./albeu.com/
Shtuar më 14/02/2019, ora 08:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori