Grabitësit nuk kursejnë as motorrin e policisë
Grabitësit nuk kursejnë as automjetet e policisë. Një motorr i policisë rrugore është vjedhur gjatë ditës së hënë jo shumë larg një Komisariati Policie në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën njohur si Oxhaku ku në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe një vjedhje tjetër.

Sipas policisë një grup të rinjsh ka vjedhur rreth 800 euro llogaritarit të një kompanie private ndërsa ata mund të kenë vjedhur edhe motorrin e policit të parkuar poshtë pallatit ku ai jetonte. Ndërsa polici ka denoncuar ngjarjen si vjedhje në Komisariatin Nr.4. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori