Grabitësit në Allias kishin informacione të sakta, hynë pak minuta para se të aktivizohej alarmi
Petrit dhe Aferdita Laze u grabitën mbrëmjen e djeshme në Allias, Tiranë.

Dy grabitës të maskuar hynë brenda në vilën e tyre vetëm pak minuta para se të aktivizohej alarmi duke shtuar dyshimet se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm.

Dyshimet shtohen pasi ngjarja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze. Kujtojmë se ata janë pronarë të furrës së bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Grabitësit janë zbuluar nga vajza e 17 vjeçe e familjes e cila ka njoftuar prindërit. Autorët, përveç se e kanë qëlluar me armë zjarri Petrit Lazen e kanë goditur edhe me sende të forta. Ndërsa Afërdira Laze ka marrë vetem një plumb në këmbë. Ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku Petrit Laze paraqitet në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa e shoqja është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2020, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori