Rrëzohet avioni ushtarak MiG-31 në Rusi

Rusi-Një avion përgjues MiG-31 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar mbi gjirin Avacha në Territorin Kamchatka.

Shpëtimtarët po kërkojnë ekuipazhin, sipas medieve të huaja.

“Gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në territorin e Kamçatkës mbi ujërat e gjirit Avacha, një avion luftarak MiG-31 u rrëzua,” tha flota ruse e Paqësorit në një deklaratë.

Mësohet se avioni po fluturonte pa municion. /albeu.com/


Shtuar 4.07.2023 17:51