Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Grabiste nën presionin e armës, çfarë thonë banorët për gangsteren nga Mallakastra

Pëlqej
Ditën e sotme policia e Fierit ka ndaluar një shtetase si kryetarja e një grupi kriminal që grabiste me armë zjarri karburante në Fier.

Policia bën me dije se banda në fjalë është përgjegjëse për një grabitje me armë zjarri dhe dy tentativa grabitje.

E ndaluara është shtetasja 31-vjeçare Anna Malaj nga Mallakastara, pamjen e së cilës e shihni në galerinë e bashkëngjtur lajmit.

Ajo u ndalua ditën e sotme nga policia pasi në bashkëpunim me E.G, 22 vjeç, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë karburanti.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në familjen e Anna Malajt askush nuk flet.

Vila tre katëshe siç shihet edhe nga pamjet ndodhet në fund të një rrugice, në majë të një kodre, por dera e saj mbyllet me shpejtësi. Askush nuk do të flasë dhe të komentojë për veprimet e Annës.

Banorë të fshatit kanë rrëfyer se se prej kohësh prindërit e saj jetonin në Greqi.
Shtuar më 22/07/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori