Gomonia pëson defekt në afërsi të Karaburunit, shpëtohen 5 personat në bord
Një gomone me 5 persona në bord është shpëtuar nga autoritetet portuale në Vlorë. Rreth orës 14:00 kapiteneria e Vlorës u lajmërua se një mjet i vogël lundrues me flamur shqiptar pësoi defekt në motor.

Menjëherë u njoftua policia kufitare, e cila dërgoi një mjet të shpejtë lundrues për ti ardhur në ndihmë gomones me pesë persona.

Në orën 14:35 u njoftuan autoritet portuale se u gjet mjeti i cili kishte avari ne motor. Personat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dha edhe asistenca e kërkuar nga ana e Policisë Kufitare për shpëtimin e tyre duke i shoqëruar për në portin e Vlorës.

Shtuar më 15/09/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori