Goditje e ashpër! Bregu injoron Bashën e lavdëron Kryemadhin
Ish-ministrja e qeverisë Berisha, Majlinda Bregu në një intervistë në "Studio e Hapur" ka folur për herë të parë publikisht pas shumë kohësh shkëputje në lidhje me aktualitetin në vend.

Bregu ka komentuar lëvizjen e opozitës dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, shkruan albeu.com.

Si gjithmonë Bregu ka komentuar ashpër Lulzim Bashën duke deklaruar se ai është shumë më i dobët se sa Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së.

"Opozitës do i interesonte një qeveri si kjo e sotmja, por për fatin e keq të shqiptarëve nuk ka opozitë.

Kjo qeveri të jep të gjithë mundësitë për të marrë pushtetin. Mënyra sesi opozita ndërton stratëgjitë nuk i shërbejnë arritjes në pushtet të saj.

Me keqardhje dhe bindje nuk kemi opozitë. Monika Kryemadhi është më e fortë se Basha."- ka thënë Bregu.

Rikujtojmë se kreu i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Bregun nga zgjedhjet e 25 qershorit duke e lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë. /albeu.com/



Shtuar më 11/01/2018, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori