Tërmet nëntokësor në Poloni, vdes një minator dhe plagosen 5 të tjerë

Një punonjës i minierës vdiq dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një tërmet nëntokësor goditi sot një minierë në rajonin Bielszowice të Polonisë jugore, njoftoi agjencia e lajmeve PAP.

Një zëdhënës i Grupit Polak të Minierave i cituar nga PAP tha se pesë minatorë u nxorën në sipërfaqe, të plagosur por të ndërgjegjshëm dhe u dërguan në spital.

“Një punëtor është brenda në minierë.  Fatkeqësisht, sipas mjekut, ai ka vdekur”, tha zëdhënësi.

Tërmeti nëntokësor ka ndodhur në një thellësi prej 1000 metrash


Shtuar 5.08.2023 12:16