Goditi makinën e policisë, gjykata jep vendimin për Suel Çelën
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 7 vjet burg për Suel Çelën alias Marjus Lulaj, i cili vazhdohn të jetë në kërkim për goditjen e automjetit të policisë te tregu Agroushqimor në Elbasan.

Prokuroria i ka zbutur akuzën. Nga vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, ai akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës

Për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, organi i akuzës kërkon dënimin me 6 vite burgim.

Bekteshi akuzohet për kundershtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh.

Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Suel Çela drejtonte makinën 'Audi' që goditi automjetin e ish zv.drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Përplasja ndodhi te Tregu Agro-Ushqimor në Elbasan më 18 shtator të 2017-së. Në atë kohë policia e Elbasanit kishte informacion për një grup të rrezikshëm që po lëvizte në qytet prandaj organizoi kontrolle. Pikërisht para tregut Agro-Ushqimor Policia ndaloi një Range-Rover ku brenda tij ishin Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri. Uniformat blu të Elbasanit i arrestuan dy të rinjtë për shkak se kundërshtuan punonjësit.

Por në momentin që policët po largoheshin, një Audi i blinduar vjen drejt makinave të uniformave blu dhe në këtë moment përplasen me njëra-tjetrën. Sipas Prokurorisë Policia ishte në aksion dhe Audi ka goditur me qëllim makinën e Gjergji Oshafit.

Në dosje theksohet se Audin e blinduar e drejtonte Suel Çela i cili më pas u fut brenda Tregu Agro-Ushqimor.

Dera e tregu u mbyll dhe Policia nuk mund të hynte dot në brendësi, për shkak se roja nuk e hapi portën. Kur Policia u fut brenda tregut, sipas Prokurorisë, Suel Çela ishte larguar.


Shtuar më 04/11/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori