Goditet rrjeti shqiptar i drogës në Olten të Zyrihut
Pas dy vjet hetimesh, policia dhe prokurorët kantonalë të Solothurnit kanë zbuluar dhe kanë shkatërruar një rrjet të drogës në Olten. 16 persona janë arrestuar dhe janë konfiskuar disa kilogramë drogë.

Siç njoftoi policia, shtatë nga 16 të arrestuarit janë ende në arrest. Policia ka konfiskuar 4.7 kg heroinë, 700 gram kokainë, afërsisht 5.5 kilogramë gjithsej.

Në një shtëpi të bastisur ishin kapur 120 mijë franga, tetë automjete të llojeve të ndryshme. Përveç kësaj, janë konfiskuar edhe dhjetë armë, shkruan Albinfo.ch.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për gjashtë kosovarë, katër shqiptarë, katër zviceranë dhe dy portugezë. Hetimet e policisë ende do të vazhdojnë dhe do të duhet kohë për të përfunduar. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori