Goditet një grup i frikshëm prostitucioni në Spanjë, bashkëpunonin me shqiptarë
Pëlqej
Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet kriminal që operonte në fushën e prostitucionit, duke arrestuar 15 persona.

Sipas policisë, personat e rrezikshëm u kapën në Las Palmas de Gran Canaria, Palma de Mallorca dhe Alicante dhe 5 gratë të cilat mbaheshin nën presion ishin të detyruara të paguanin një shumë prej 35 mijë euro për interes të grupit, përcjell “elpais.com”.

Gratë arritën të liroheshin dhe grupi kriminal mori goditje të fuqishme. Në total janë kryer 536 operacione për të çrrënjosur shfrytëzimin seksual, ndërsa në pranga kanë përfunduar 1,219 persona, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjithashtu nga operacionet e kryera është bërë i mundur lirimi i rreth 290 viktimave, të cilët shfrytëzoheshin për qëllime seksuale nga ky grup i rrezikshëm.
Shtuar më 18/10/2018, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori