Goditet grupi i prostitucionit në Itali, si drejtohej nga shqiptarët
Një rrjet prostitucioni në Napoli është shkatërruar nga policia italiane, dhe mësohet se drejtuesit e grupit ishin 9 shtetas shqiptarë.

Prostitutat vepronin zakonnisht në orët e mbrëmjes dhe natën në rrugën “Carlo III”, një rruga e gjerë që kalon disa nga komunat e Casertas, duke përfunduar vetëm disa hapa nga Reggia di Caserta.

Kjo gjë është verifikuar nga hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere që ka çuar sot në ekzekutimin e e urdhër-arresteve për 9 të hetuarit nga Shqipëria, 5 me burg, 1 në arrest shtëpie, 2 detyrim paraqitje dhe për një tjetër ndalimin e banimit në provincën e Casertas.

Hetimi nxori në dritë një rrjet të madh të shfrytëzimit të prostitutave të kombësive të ndryshme, të paktën 15 femra të identifikuara.
Shtuar më 20/11/2017, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori