Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës, drejtohej nga dy shqiptarë
Policia greke ka asgjësuar një grup të strukturuar kriminal të cilët shpërndanin drogë sidomos kokainë në zonat e Athinës, Artës, Lefkas dhe në Karditsa.

Sipas medieve greke, krerët e organizatës ishin dy shtetas shqiptar ku njëri ishte 43 dhe tjetri 38 vjeç.

Pjesë e organizatës ishin 11 shtetas grek. Kurse 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Organizata kriminale gjatë tre muajve të fundit së paku kishte nxjerrë fitime të shumta.

Policia helene gjatë kontrolleve të ushtruara ka arritur të gjejë drogë, por edhe shuma parash si dhe armë e fishekë.

Në mesin e personave ndaj të cilëve u hap dosja për shpërndarje droge është edhe një shtetase e diplomuar për mësuesi. /Albeu.com/
Shtuar më 22/05/2016, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori