Uragani
Irene ka godituar Nju Jorkun.Erërat e dhunshme të tij mbërritën në Nju Jork, duke sjellë me
vete shira të rrëmbyer. Uragani rrezikon përmbytjen e distriktit financiar, Wall Street-it. Niveli i lumit East River është rritur ndjeshëm, duke mbërritur në buzë të barrierës rrethuese. Në Long Beach, rrugët janë përmbytur, ndërsa ujërat e rrëmbyer shkulën nga themelet dhe morën me
vete një godinë të rojeve të plazhit, raporton CNN.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg tha se tani, është shumë vonë për evaikuime, duke bërë me dije se sistemi i transportit publik është mbyllur.
Janë gati 370.000 njerëz që banojnë në
zonat e ulëta të qytetit të cilëve u ishte kërkuar të largohen prej andej, por në këtë pike, sipas Blumberg, është më mirë të qendrojnë brenda e të shmangin cdo lloj lëvizje.
“
Irene”, që vazhdon të godasë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara me rrebeshe shiu dhe erëra të forta, është dobësuar në fuqi që kur preku tokën, duke u klasifikuar në kategorinë e parë, por ekspertët mendojnë se ajo është potencialisht shkatërruese, së paku për nga rreziku i përmbytjeve.
Në të gjithë rajonin e prekur prej saj, rreth 3 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Pothuajse po kaq persona janë zhvendosur nga zona e rrezikut, kryesisht nga Nju Xhersi. Numri i viktimave ka mbërritur në 9, shtatë burra, ndër të cilët një serfist, një grua dhe një femije, i cili humbi jetën nga rrëzimi i një peme, të cilën fuqia e erës e shkuli nga rrënjët.
Nju Jorku është në syrin e stuhisë, që ka në rrugën e saj disa nga
zonat me popullatën më të dendur në vend përfshirë Uashingtonin, Filadelfian dhe Bostonin.
“
Irene” ka shkaktuar tornado në të paktën 4 shtete e ka sjellë ngërce të mëdha të trafikut ajror, duke detyruar anulimin e mijëra fluturimeve.
Shtuar më 28/08/2011,
ora 17:45