Gocat e Monikës lënë nam në mes të Tiranës (VIDEO)
LSI ka zgjedhur një mënyrë të shëmtuar të bërjes opozitë ndaj maxhorancës, me të cilën bashkëjetonin deri disa muaj më parë.

Ndërkohë që arroganca e Ramës kërkon një opozitarizëm më serioz, maksimumi që mund të ofrojnë “gocat e Monikës” është të bëjnë papagallin ndërsa deputetët flasin.

Kanë qenë pikërisht dy nga deputetet më të reja të LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi të cilat i kanë ndërprerë fjalën Taulant Ballës i cili po komunikonte me mediat.

Balla i ka ironizuar disa herë duke thënë se fëmijët janë larguar dhe se kanë mbetur vetëm disa të paedukatë, por vajzat nuk kanë pushuar së foluri.

Kejdi dhe Floida kanë folur njëzëri duke e pyetur Ballën pse ua mori fjalën opozitës dhe duke e akuzuar qeverinë si të padenjë, por ai ka vazhduar fjalën duke i injoruar. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori