Këto janë 7 ndeshjet e sotme për kualifikimet e Kupës së Botës

Kualifikimet për Kampionat Botëror vazhdojnë edhe sot me disa duele interesante.

Shtatë përballje interesante do të luhen ditën e sotme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Fillimisht nga ora 15:00, Bosnja Hercegovina përballet me Finlandën në një sfidë ku fituesi do të dal në pozitën e dytë të grupit D.

Nga ora 18:00 luhen dy ndeshjet e radhës Norvegji-Letoni dhe Turqi-Gjibraltar.

Kurse në ora 20:45 zhvillohen edhe katër përballje tjera interesante.

Franca e pret në shtëpi Kazakistanin, Holanda përballet në transfertë me Malin e  Zi, Uellsi takoet me Bjellorusinë, ndërsa Belgjika ballafaqohet me Estoninë.


Shtuar 13.11.2021 10:14