Çudirat me numrat, Glover: Do shohim nëse u mbushën kutitë në 10 bashki
Përfaqësuesja e Audrey Glover OSBE OHDIR po mban një deklaratë për media lidhur me zgjedhjet e ditës së djeshme dhe procesin e monitorimit.

Sipas Audrey Glover, votimi është bërë në mënyrë të qetë dhe paqësore edhe pse me mungesë të opozitës.

"Do të nxjerrim raportin tonë për dy muaj dhe do të kemi rekomandimet tona për autoritetet që duhet t'i mbështesin ato. Ne i urojmë Shqipërisë suksese që të zgjidhin problemet e tyre.", tha Glover.

E pyetur nga gazetarët për faktin se po dalin më tepër vota sesa votues Glover tha se presin që autoritetet ta hetojnë këtë zhvillim, ndrësa OSBE-ODIHR po mbledh fakte.

"Ne jemi ende duke marrë informacion. Shpresoj që autoritetet të marrin informacionet e duhura dhe të vëzhgojnë se si u votua", u shpreh Glover.


Shtuar më 01/07/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori